Main » 2011 April 1 » Teoria e zgjerimit
1:31 AM Teoria e zgjerimit | |
....Teoria e zgjerimit gradual te universit me nje shpejtesi qe vjen duke u zvogeluar, duket si teoria me logjike per shkencen dhe jo vetem per te por edhe per shume institucione qe jane ngritur mbi kete teori. Bota u krijua nga Big Bangu, nje shperthim fillestar i madh qe si cdo shperthim shkon drejt qetesise, drejt ekuilibrit. Keshtu jemi mesuar-natyra ka qef ekuilibrin. E turbullojme nje pellg me uje dhe pas disa oresh ai perseri shkon ne gjendjen e pare te dekantimit te pjesezave qe e kishin turbulluar. Po keshtu edhe Big Bangu dhe te gjitha teorite e njohura te ndertuara rreth tij. .............Por me 1998, kur se pari u be e qarte qe universi po zgjerohej me nje shpejtesi qe vinte duke u rritur, pra me nje nxitim pozitiv, shkenca ndjeu nje paralizim te plote. Te gjithe faktoret e tjere te ndertuar rreth fizikes dhe astrofizikes per nje moment u duket jo reale dhe te dyshimte. Mijra shkencetare qe paten punuar te gjithe jeten, qe iu dedikuan shkences me pergjerim dhe devocion, u ndodhen si peshku pa uje. Ata duhej te rishikonin mijra faqe te shkruara dhe mbi gjithshka mijra leksine te bera. Si do te dilnin para nxenesve te tyre dhe t’u kerkonin falje per meismet e dhena aq me krenari dhe perkushtim… ...........Cila eshte pra kjo force misterioze qe i kundervihet gravitetit ( forces se njohur qe mban universin intakt)? Forca misteriose dhe e panjohur u quajt Energjia e Erret. Zbulimi i kesaj force eshte ndryshimi me i rendesishem ne shkence ne 50 vjetet e fundit. Ajo qe dihet per te, eshte qe duke i’u kundervene gravitetit pershpejton zgjerimin e galaktikes/ve. U quajt E Erret, pikerisht se askush nuk ka asnje ide se çfare eshte. Ajo eshte zbuluar nga fotot progresieve te teleskopeve dhe vecanerisht atij "Hubble”. ..........Energjia e Erret e mirenjohur si Dark Energy, eshte mjaft intriguese dhe terheqese per shkencetaret per shume arsye. Se pari dhe kryesisht, pa kuptuar thelle ate ne nuk mund te kuptojne universin dhe te ardhmen e tij. Megjithse kjo duket si nje enderr teper shkencore apo fantastiko shkencore, nuk eshte aspak e tille. Shume shkenca manipulojne dhe jane ngritur mbi teori te njohura dhe te pranuara per te verteta, por shkencetaret nuk e kane marre parasysh Dark Energji kur i kane ndertuar keto teori, pra edhe keto teori duhet te shihen dhe rinderohen mbi nje baze te re tani. Problemi eshte qe me pare duhet te njihet kjo baze dhe pastaj te rinderohen teorite, por sa kohe do vazhdoje shkenca qe te manipuloje ne te tille gjendje suspendimi. Teorite e fizikes drejtojne dhe udheheqin pjese kyce te jetes si elektroniika, inxhineria apo mjeksia. Kush e di si do te ndryshojne keto teori nen nje kendveshtrim te ri qe do t’u jape Dark Energy. Mos po mjekojme pacientet ne baza joshkencore/ Mos po diagnostikohen ata nen teori te gabuara? Kush e di?…Koha do te treguje si qendron e verteta. Artikull eshte shkruar nga Prof. Meg Urry e cila eshte drejtuese e Departamntit te fizikes ne Universitetin Yale, USA. Ajo eshte nje nga kerkueset me ne ze ne fushen e vrimave te zeza. | |
|
Total comments: 0 | |